/ATSH- Miranda Sadiku/.- Reshjet e dendura të shiut rënë në rajonin e Elbasanit sot pasdite kanë shkaktuar dëme në vreshtari dhe ullishtë. Mësohet se për rreth 30 minuta reshjet e shiut të shoqëruara me breshër kanë shkaktuar dëme të mëdha në pemtari, vreshtari dhe ullishtë në zonën e Sulovës, më së shumti këto dëme janë shkaktuar në komunën Grekan dhe Mollas.

Autoritetet e zonës kanë vënë në dijeni për këto reshje dhe pasojat e shkaktuara Drejtorinë e Bujqësisë si edhe Shtabin e Emergjencave në Prefekturë me qëllim verifikimin e dëmëve në terren. Madje mësohet se breshëri ka dëmtuar shumë xhama makinash si edhe panele diellore.

Fatmirësisht reshjet të shoqëruara me breshër kanë rënë  vetem 30 minuta, pasi në rast se shiu do të zgjaste atëherë dëmet do të ishin katastrofale për banorët e zonës.