Një biznes i ri me prodhime buke dhe brumëra është inaguruar sot në qytetin e Elbasanit, ku fitimet e nxjerra prej këtij biznesi do të shkojnë për fëmijët me simptomën dawn si edhe sëmundje të tjera.
Në inagurimin e këtij biznesi ka marrë pjesë kreu i bashkisë Qazim Sejdini, donatorë të ardhur nga Kuvajti nga edhe është financuar ky biznes, si edhe nëna me fëmijët e tyre me simptomën dawn.
Në fjalën e saj, iniciatorja e këtij biznesi Lindita Senia pasi ka falenderuar të pranishmit në këtë inagurim ka pohuar se " kjo sipërmarrke sociale e titulluar  "Taiba" që në shqip do të thotë Mirësi, do t'i shërbejë fëmijëve me simptomën dawn, si edhe në një të ardhmen të afërt do të shërbejë edhe si biznes punësimi për të rinjtë. Një mbështetje të veçantë kam pasur për hapjen e këtij biznesi edhe nga kreu i bashkisë Qazim Sejdini i cili më ka mbështetur edhe si një nënë e cila ka një fëmijë të simptomës dawn".
Kreu i bashkisë Qazim Sejdini në inagurimin e këtij biznesi pasi ka falenderuar donatorët kuvajtjan për hapjen e këtij biznesi shtoi se " ky biznes nuk është fitimprurës por do ti shkojë fëmijëve në nevojë, është një biznes shumë inkurajues për të hapur biznese të tjera të kësaj natyre. Është domosdoshmëri jetike për të gjithë ne t'i gjendemi pranë këtyre bizneseve jo thjesht si biznes, por si një organizatë e mirëorganizuar për këta fëmijë të sëmurë. Do uroj me gjithë zemër organizatorët  dhe do ftoja qytetarët të jenë pjesë e shërbimeve të këtij biznesi pasi japin një ndihmë shumë të madhe këtyre fëmijëve në nevojë".
"Është detyra jonë si bashki që ti përkrahim në mënyrë të mundshme me qëllim që biznese të tilla të kemi më shumë në qytetin e Elbasanit". Organizatorja e këtij biznesi ka rreth dy vjet që nga ngritur eshe një qendër "Future for you" ( E ardhme për ty), ku trajtohen rreth 20 fëmijë me simptomën dawn por jo vetëm", tha Sejdini.