ATSH-Miranda Sadiku /- Reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe zonat malore të qarkut të Elbasanit.
Edhe pse ende nuk ka zona të bllokuara, nëse reshjet vazhdojnë me këtë intensitet, situata parashikohet të jetë e vështirë.
Vetëm gjatë mbrëmjes trashësia e dëborës në zonat e thella të Librazhdit dhe Gramshit ka arritur në 20-30 centimetra. Aktualisht janë mbuluar nga bora Komunat Rrajcë dhe Stravaj në Librazhd, fshati Kukur i Gramshit dhe fshatrat Shmil, Polis dhe Zavalinë të Elbasanit. Akset rrugore janë të kalueshme dhe ende nuk ka nisur shpërndarja e kripës dhe skorjeve pasi nuk vihen re ngrica të mëdha. Por gjithesesi policia këshillon drejtuesit e mjeteve të lëvizin me zinxhirë në akset problematike, madje në disa rrugë nuk lejohet të kalojnë mjetet të cilat nuk janë të pajisura me zinxhirë.










