ELBASAN - Inspektoriati Shtetëror shëndetësor ka zhvilluar  sot një  inspektim për zbatimin e ligjit antiduhan në  qytetin e Elbasanit. Në  të  gjithë  zonë n e universitetit janë  ushtruar kontrolle masive në  lokale por edhe në  qender të  qytetit.
Kryeinspektori Eltar Deda i cili kryesonte këtë  aksion  tha se " janë  forcuar strukturat rajonale, dhe zbatimit të  ligjit nuk do ti shpëtojë  askush. Në  terren veprojnë  dy grupe pune, të  cilë t nuk do ta ndalin aksionin anti duhan deri në  ndërgjegjësimin total të  komunitetit".
Me ndryshimet e fundit ligjore Pronari i biznesit gjobitet me 300 000 lekë të reja ne rast të  shkeljes së  ligjit antiduhan, administratori gjobitet 50 000 lekë të reja dhe duhanpirësi 5000 lekë.
Megjithe ndryshimet e dukshme që  janë  vënë  re në  zbatim të  kë tij ligji ende vihen re raste të  shkeljes së  tij. Ndaj edhe aksionet do të  vijojnë  dhe sipas Dedës askush nuk do ti shpëtojë  ndëshkimit të  ligjit anti duhan"./ATSH/