ELBASAN- Ministria e Mjedisit, Bashkia Elbasan, Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe kompania që  do të  ndërtojë  landfillin kanë  organizuar sot një  dëgjesë  publike për impaktin që  ky impiant do të  ketë  në  mjedis.
Nga agjencia rajonale e mjedisit  Beqir Kila u shpreh se" më  në  fund qeveria i dha zgjidhje këtij problemi madhor në  qytetin e Elbasanit. Ndërtimi i këtij landfilli do të  bëjë  të  mundur dhënien fund të  ndotjes kancerogjene që  kishte pushtuar Elbasanin".
Nisur edhe nga eksperienca negative që  ka qyteti i Elbasanit përsa i përket ndotjes në  ambjentet e sallës së  konferencave në  turizëm " Skampa" është  vënë  re edhe pjesëmarrja masive e komunitetit kryesisht të  zonës së  Bradashesit ku edhe do të  ndërtohet landfilli  të  cilët janë  interesuar nëse do të  respektohen kriteret për nivelet e ndotjes. Madje qytetarët nëpërmjet pyetjeve të  shumta kanë  mësuar edhe rreth ndërtimit të  këtij landfilli.
Këshilltari i Ministrit të  mjedisit  Vladimir Bezhani  i pranishëm në   këtë  dëgjesë  të  parë  publike shpjegoi për banorët se " monitorimi ndaj kësaj kompanie do të  jetë  i përditshëm qoftë  për shkarkimet në  ajër, atë  në  ujë  apo
lëndët e ngurta. Impiante të  tilla janë  të  ndërtuara në  mes të  qyteteve në  vendet e zhvilluara".
Landfilli i ri që do të ndërtohet në Elbasan do të vejë në zbatim fjalën e fundit të teknologjisë, e cila për herë të parë përdoret në Shqipëri.
Impianti, i cili do të ndërtohet  ne vendin e quajtur Dampa e Tecit do të  përdoret për prodhim energjie nga djegia e mbeturinave./ATSH/