Policia e Elbasanit ka arrestuar 55 vjeçarin Gëzim Gogofti pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kërcënuar djalin.
 
Gogofti ka dhunuar pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.
 
Njoftimi i Policisë
Elbasan
 
Dhunoi gruan dhe kanosi djalin, arrestohet 55-vjeçari
 
Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe kanos me fjalë djalin e tij, arrestohen në flagrancë nga policia
 
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
 
Gëzim Gogofti, 55 vjeç banues në Elbasan
 
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 130/a dhe 84 të Kodit Penal.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com