Dy vëllezër kanë përfunduar në pranga, pasi kanë ushtruar dhunë mbi kunatat e tyre.

Policia e Elbasanit ka arrestuar Fatmir dhe Naim Metën, përkatësisht 55 dhe 51 vjeç, të dy banues në fshatin Gracen, pasi në banesë ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj A.M, 44- vjeçe dhe 55- vjeçare N.M.

Të dy të arrestuarit akuzohen për ushtrim dhune në familje.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Fatmir Meta dhe Naim Meta, 55 dhe 51 vjeç të dy banues në fshatin Gracen.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në banesë dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatave të tyre, shtetaseve A.M., dhe N.M., 44 dhe 50 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com