ELBASAN-Zjarri rrezikon që të lerë qytetin pa ujë të pijshëm dhe të djegë banesat në zonën përreth Krastës.
Zjarri vijon që të jetë aktiv dhe me përmasa shumë të mëdha prej mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa flakët janë përhapur deri në kodër duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Në terren janë forca të zjarrfikës dhe të ushtrisë, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, ndërsa shpresa e vetme është fikja me helikopter.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa zjarrfikëse të Elbasanit dhe qyteteve fqinjë, por terreni i thyer nuk ka lejuar që ata të arrijnë të shuajnë zjarrin.
Forcat e zjarrfikëses dhe ushtrisë janë vendosur pranë banesave përgjatë rrugës, ndërsa në rrezik është depoja e ujit, pasi ndodhet vetëm pak metra nga vatrat e zjarrit.
Nëse zjarri do të vijojë më këtë ritëm dhe do të favorizohet nga era, depoja e ujit rrezikohet seriozisht dhe qyteti mund të mbetet pa ujë të pijshëm.
Redaksia Online
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com