ELBASAN - Sherri për një vajzë dyshohet të jetë shkaku i vrasjes së 27-vjeçarit Fatjon Oçka, mbrëmë në qytetin e Elbasanit. I riu u qëllua disa herë me armë ndërsa dilte nga shtëpia e motrës në lagjen “Beqir Dardha” pranë Unazës Jugore të Elbasanit.
Sipas policisë, autori me inicialet O.SH i cili tashmë është shpallur në kërkim, para vrasjes kishte komunikuar në telefon me 27-vjeçarin. Ai kishte shfaqur shenja xhelozie për një vajzë dhe i kishte kërkuar Fatjon Ockës të takoheshin për t’u sqaruar.
Por i riu, me banim në Cërrik dhe origjinë nga Korça nuk e priste që ky takim do t’i merrte jetën, teksa autori e priste me pistoletë. Pasi e ka qëlluar disa herë me pistoletë, autori ka shfrytëzuar errësirën për t’u larguar me një automjet.
I riu, i cili mësohet se ishte djalë i një ish-polici, u gjet në grahmat e fundit në afërsi të një gomisterie, ndërsa banorë të rastësishëm që kanë dëgjuar të shtënat dolën ta ndihmojnë duke e transportuar në spital. Por për të riun nuk ka pasur asnjë shpresë ndërsa ka gjetur vdekjen në spital.

(Foto: Viktima Fatjon Oçka dhe vendi ku ndodhi ngjarja)
/Shqiptarja.com

VIDEO