Ismail Shabani, banues po në këtë qytet ka rënë në prangat e policisë pasi është konstatuar nga policia se po drejtontë mjetin e tij tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet proceduriale lidhur me çështjen e tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ismail Shabani, 66 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi, në Bulevardin “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, u ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com