ELBASAN - Është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit, 46-vjeçari Jonuz Karaj, pasi u konstatua se drejtonte mjetin e tij tip “Kia” me targa CD 997 YK në gjendje të dehur dhe ka fyer e kanosur policin e rrugores pasi ai e ka ndaluar.  

Arrestimi i tij u bë nga Sektorit i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Elbasan. 46- vjeçari është banues në fshatin Bujqës të Elbasanit.
 
Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kryerjes së veprimeve proçeduriale mësohet se ky shtetas ka fyer dhe ka kanosur me jetë punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja për shkak të detyrës”
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)