ELBASAN - Për herë të parë në Elbasan është organizuar një marshim për paqen nën moton “Vëllazërimi themel dhe udhë për paqen”.
Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gazetarëve në Francë komunitetet fetare dhe drejtuesit lokalë kanë qenë bashkë në këtë marshim që ka nisur nga stadiumi për të vazhduar deri në sheshin kryesor përballë kalasë së qytetit.
Myftiu i Elbasanit Agim Duka theksoi se elbasani ka vlera të shenjta të vëllazërisë dhe se fjala islam do të thotë paqe, ndërsa ka përcjellë ngushëllimet për familjet e viktimave në Francë.
Mesazhet e paqes i kanë përcjellë përfaqësuesi i Kishës Katolike Don Emilio Valente, ai i Kishës Ortodokse At Stavri Cipi, Baba Faik Selmani si dhe Vëllazëria Ungjillore e përfaqësuar nga Ali Kurti.
Ky marshim paqësor që vjen menjëherë pas sulmit të gazetës stirike "Charlie Hebdo" me pjesmarrjen edhe të rinjve e të nxënësve të shkollave ka përcjellë gjatë gjithë kohës mesazhe paqeje dhe bashkëjetese duke dënuar vrasjen e gazetarëve të redaksisë franceze nga terroristë duke përdorur edhe emrin e profetit të fesë islame.
Marshim u organizua me iniciativën e Kishës Katolike të Elbasanit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO