ELBASAN – Një argjendari në qytetin e Elbasanit është grabitur me armë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan.

Sipas policisë është grabitur një sasi e konsiderueshme bizuterish ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Dy autorët janë shpallur në kërkim, pasi policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerës së sigurisë së argjendarisë.

Sipas korrespondentit të televizionit A1Report, Andi Qosja, autorët kanë shfrytëzuar faktin që zona ka qenë pa njërëz, për shkak të orës së vonë dhe të ftohtit që ka mbërthyer sëfundi vendin tonë. Pas grabitjes autorët dyshohet se janë larguar motorçikletë.

E njëjta situatë është regjistruar edhe vitin e kaluar në Elbasan ku u grabit një tjetër argjendari e këtij qyteti.
argjendari grabitje elbasan me logo
(Foto, argjendaria e grabitur)

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)