ELBASAN- Rriten rastet e dhunës në familje në qarkun e Elbasanit. Ky shqetësim është ngritur gjatë një takimi nga kryetari i bashkisë, specialistë të drejtorisë së policisë dhe përfaqësues të tjerë vendorë në Elbasan. Ata thanë se vetëm këtë vit janë regjistruar 46 raste të dhunës në familje, ku 40 prej tyre janë gra.
Kryetyari i bashkisë Qazim Sejdini ka ngritur jo vetëm shqetësimin se ky fenomen duhet të luftohet sa më shumë, por thotë se nuk ka fonde pëer ngritjen e një qendre rehabilitimi për viktimat e dhunës.
KUKES, KËRKOHET NGRITJA E NJË QENDRE REHABILITIMI PËR VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE
Ndërkohë në ky problem është evidnetuar edhe në rrethin e Kukësit. Përfaqësues të bashkisë , të gjykatës së rrethit dhe shoqatave kundër këtij fenomeni kanë kërkuar ngritjen e një qendre rehabilitimi për viktimat e dhunës në familje.
Ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen e kësaj qendre, ku pritet të rehabilitohen kryesisht gra dhe vajza të dhunuara. Në bazë të raportit të Gjykatës së Rrethit të Kukësit rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen nga viti në vit, ndaj është parë e nevojshme ngritja e një strehe të tillë për viktimat e dhunës në familje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com