Elbasan, e mitura denoncon se e përdhunuan kur ishte 6 vjeçe, arrestohet fqinji në shtëpinë e gjyshërve

Elbasan, e mitura denoncon se e përdhunuan kur ishte 6 vjeçe, arrestohet fqinji në shtëpinë e gjyshërve

Foto ilustruese

1692625260_policiaelbasan.jpg

Detaje të reja lidhur me denoncimin në policinë e Elbasanit të një vajze 14 vjeçare e cila në krah të së ëmës ka thënë së 8 vite më parë ka qenë viktimë e një përdhunimi.

Denoncimi u bë në komisariat nga e ëma dhe vajza ndërsa sot u mësua arrestimi i 65 vjeçarit që ka qenë fqinj me familjen e gjyshërve ku mendohet se ka vajza ka denoncuar se është përdhunuar

Në atë kohë vajza ka qenë 6 vjeçe dhe sipas të ëmës shkonte tek shtëpia e gjyshërve me pushime

Për shkak të kohës së largët që ngjarja ka ndodhur policia e ka të vështirë dokumentimin me prova të kësaj ngjarjes ku aktualisht ka vetëm kallzimin penal të të ëmës dhe të vajzës që akuzojnë Algjir Skilja 65 vjeç, por për shkak të ngjarjes sensitive dhe dinamikës së ngjarjes policia e ka vënë në pranga 65 vjeçarin. Policia po punon ende me dokumentimin e ngjarjes me provat përkatëse.


Lajmi kryesor:

Elbasan, vajza 14 vjeçe denoncon përdhunimin e ndodhur vite më parë kur ishte 6 vjeçe! Arrestohet 65 vjeçari


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë