ELBASAN - Dëmtohet sërish me lëndë eksplozive kryqi ortodoks në fshatin Fikas në aksin nacional Tiranë –Elbasan. Ngjarja u shënua dy net më parë dhe sipas të dhënave paraprake të policisë, kryqi është dëmtuar me lëndë plasëse, dyshuar si tritol.
Autorët, ende të paidentifikuar, kanë tentuar ta hedhin kryqin në erë me qëllim shitjen e tij për skrap, por nuk ia kanë dalë dot. Sipas policisë, autorët kanë mundur të dëmtojnë vetëm 80% të kryqit.
Jehona e shpërthimit me eksploziv në orët e vona të natës së 11 shkurtit ka zgjuar nga gjumi banorët e fshatit, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Autorët kanë kuptuar prezencën e banorëve dhe kanë lënë në mes tentativën për shkatërrimin e kryqit.
Dje, banorët e kanë riparuar sërish kryqin në të gjitha pjesët e dëmtuara të tij. Sipas banorëve, kryqi është dëmtuar edhe një tjetër herë para tre vitesh, por sërish autorët nuk janë vënë para përgjegjësisë.
Redaksia Online
(a.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com