ELBASAN – Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një garazh në fshatin Shalës të Elbasanit. Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e 53-vjeçarit me iniciale S.M. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili nisi dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes. Nuk dihet identiteti i autorit/autorëve të këtij sulmi me eksploziv.
Policia mori në pyetje pronarin e garazhit në lidhje me ngjarjen, nëse ka patur konflikt me persona të ndryshëm kohët e fundit. Hetimet janë duke vazhduar për veprën penale ‘shkatërrim i pronës me eksploziv’.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com