Ndërkohë që komisionerët evropianë vizitonin Elbasanin për të parë respektimin e të drejtave të komuniteteve, shumë fëmijë romë nuk mund të vazhdojnë shkollën. Shkak për këtë është bërë mosha. Shumë prej tyre janë më të mëdhenj në moshë për t'u pranuar në klasën e parë, të dytë apo të tretë pasi kanë ngelur më shumë se 3 vjet në të njëjtën klasë. Për këtë arsye shumë shkolla të zonës edhe pse disa prej tyre kanë qenë të regjistruar më parë nuk i pranojnë në regjistrimet e reja.
Prindërit ngrenë ashpër shqetësimin e tyre duke akuzuar drejtoreshën e shkollës për neglizhencë ndaj këtij komuniteti.
Gjithashtu kërkesa për të përfituar libra falas dhe sidomos arsimim ka krijuar konflikte mes prindërve dhe drejtuesve të shkollës 9 vjecare “Hamit Mullisi”.
Një grup komisionerësh të Komisionit Europian kundër rracizmit dhe intolerancës kanë filluar një inspektim për të parë nga afër respektimin e të drejtave të komuniteteve. Fillimisht ata janë pritur nga kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe më pas kanë vizituar lagjet ku jetojnë pjesa më e madhe e komunitetit rom dhe egjiptian.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO