7 pjestarët e familjes Hyka në Fshatin Godolesh të Elbasanit nuk do të festojnë dotë si të tjerët. Ata jetojnë në një banesë gati të rrënuar dhe pa asnjë mundësi ekonomike. Ata thonë se nuk munden që tu plotësojnë dëshirën fëmijëve pasi jetojnë vetëm me 5 mijë lek pension, ndërsa punë nuk kanë.

Vetëm një ditë ka mbetur nga ndërrimi i viteve, ndaj shumë prejë familjeve kanë filluar përgatitjet për darkën tradicionale. Por në të njëjtën koh kur të tjerët mendojnë për të festuar jeta ka rezervuar tjetër fat për familjen Hyka në fshatin Godolesh vetëm 10 km larg qytetit të Elbasanit e cila mendon se si të gjejnë mundësitë për të siguruar një vakt ushqim për të mbijetuar.

Në Familjen Hyka prej 7 pjestarësh varfëria është ulur këmbëkryq. Banesa ku ata jetojnë është gjysëm e rrënuar pasi shtëpia që kishin ndërtuar iu shemb.

Ata nuk kanë festë pasi vetëm 5 mijë lekë pension që merr njëri prej të moshuarve nuk mjaftojnë as për buken e përditshme. Djali i familjes ka tre fëmijë të cilët kërkojnë si të gjithë fëmijet e tjerë të kenë një pemë dhe dhurata por edhe këtë vit do të përjetojnë skamjen dhe varfërinë.

Dy pleqtë e shtëpisë shprehen të shqetësuar për gjendjen e tyre ekonomike. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti pasi vetëm me pensionin që marrin nuk ia dalin dotë që të blejnë ilaçet dhe jo më për tu ushqyer


Ndërkohë dy bashkëshortët thonë se ndihen shumë keq pasi fëmijët u kërkojnë lodra pasi kanë parë në televizor por nuk kanë me se ti blejnë. Ata thonë se edhe këtë vit nuk kanë përgatitur asgjë për festa

Ky realitet i trishto në prag festash tregon se jo të gjithë festojnë, harxhojnë para dhe dëfrehen në lokale të shtrenjta. Ky është vetëm një copëz realitet shumë afër qendrës urbane por shumë larg atmosferës së festave edhe këtë fund viti.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)