Elbasan, familja Ruçi në skamje
3 pjesëtarë me aftësi të kufizuara

Elbasan, familja Ruçi në skamje<br />3 pjesëtarë me aftësi të kufizuara
ELBASAN- Janë 8 pjesëtarë të një familje, por jetojnë vetëm me dy dhoma.

E vetmja gjë që i lidh me botën është televizori në një cep të dhomës. Lavatriçja, frigoriferi as që njihen prej tyre.

Jetesa iu lidhet me një copë kopësht, të cilin herë pas here duhet ta mbrojnë edhe nga fqinjët. Kjo është familja Ruçi nga Elbasani, me tre pjesëtarë shurdhmemecë, që çdo ditë tentojnë të nxjerrin bukën e gojës me çtë mundin.

Asnjë nuk ka punë, ndaj zgjidhja e vetme për mbijetëse është ajo pak tokë në fshat. Nusja e shtëpisë, është e vetmja që mund të na flasë për vështirësitë që e përball jeta e re. Ajo tregon se vuajtja është pjesë e pandarë, e mungesa e një strehe e rëndon edhe më shumë gjendjen.
 
Kanë ardhur disa vite më parë dhe kanë ndërtuar mbi Teqen në lagjen 5 Maj. Edhe pse e kanë vënë në proces legalizimi, fqinjët nuk i lejojnë të bëjnë asgjë për shkak se pretendojnë të drejtën e pronësisë.
 
Familja Ruçi kërkon vetëm të përfundojë banesën për të pasur hapësirën e nevojshme për të jetuar.

Me mundim kanë hapur rrugën dhe kanë ndërtuar me gurë një pjesë të shtëpisë, por askush nuk i lë ta përfundojnë, ndërkohë që 8 frymë rrojnë pa asnjë kusht jetese.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv