Fëmijët e fshatit Papër të Elbasanit çdo ditë u rrezikohet jeta pasi ata për të shkuar në shkollë përdorin rrugën nacionale Elbasan-Rrogozhinë. Atyre çdo ditë u kanoset rrëziku pasi automjetet që levizin në këtë aks rrugor zhvillojnë shpejtësi mjaft të mëdha.

Shpesh këta fëmijë janë bërë dëshmitar të aksidenteve të ndodhura në këtë pjesë rruge.
 
Fëmijët e dy lagjeve në fshatin Papërr shkojnë çdo ditë në shkollë nëpërmjet rrugës kombëtare duke rrezikuar jetën. Atyre u duhet të ecin me këmbë në një rrugë ku shpejtësitë e makinave është mjaft e lartë.

Problematika në këtë rrugë qendronë sepse ata nuk kanë një pjesë trotuar jashtë rrugës, por përveç të tjerave në pjesën e këtij fshati nuk ka as parmak mbrojtës. Prindërit shprehen mjaft të shqetësuar pasi fëmijet shpesh kanë parë aksidente në rrugën që ata përshkojnë dhe kjo ka ndikuar shumë në anën psikologjike të tyre.

Sipas prindërve zgjidhja më e mirë që mund të gjendet për ta është ndërtimi i një rruge tytësore, por sipas tyre edhe një tretuar anësor i rrethur me parmak mund të ishte sado pak më i sigurt, pasi në këtë formë fëmijët janë nën mëshirë të fatit.

Bashkia e Elbasanit është shprehur se ka një mjet transporti, por nuk përdoret nga fëmijët.

Duke qenë se mosha e fëmijëve është mjaft e vogël për të gjykuar për rrezikun që i kanoset, pasi mjetët e vënë nga bashkia ata nuk i përdorin pasi drejtuesit e këtyre mjeteve kanë vonesa të mëdha, për këtë arsye ata zgjedhin që rrugën nga shkolla për në shtëpi ta përshkojnë me këmbë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com