/ ATSH-Miranda Sadiku/ - Shërbimi kombëtar i punësimit ka nisur një fushatë të gjerë ndërgjegjësuese me biznesin mbi fondin e nxitjes së punësimit. Takimi i radhës u zhvillua në qytetin e Elbasanit me një përfaqësi biznesmenësh në këtë qark.
I pranishëm në takim, Genci Kodheli, pergjegjes kombëtar i punësimit, u shpreh se "fushata sensibilizuese informuese do të shtrihet në të gjithë vendin". Sipas tij, takimi konsiston njohjen e procedurave mbi mënyrën e aplikimit mbi programet e nxitjes dhe përfitimit. Programi në fjalë synon edhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara në bizneset prvate.
Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit është konstatuar një rritje e interesit të biznesit për të përfitur rreth këtij fondi. Pritshmëritë e shërbimit kombëtar të punësimit në rang vendi jane se këtë fond nxitjeje do ta adoptojnë 500-600 biznese.
/Shqiptarja.com