Katër armë zjarri të tipit kallashnikov janë gjetur të groposura në Parkun “Rinia”, në qytetin e Elbasanit. Armët janë gjetur nga punëtorët e firmës, që po kryejnë punime në këtë park. Ka qenë njëri punëtor që ka spikatur kallashnikovët e groposur, të futura në thasë, duke njoftuar menjëherë Sallën Operative.
/Shqiptarja.com
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht: 4 armë zjarri Automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krëhëra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.
Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
[gallery]24472[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO








