ELBASAN- Një i ri është gjetur i vdekur sot pasdite rreth orës 18:30, në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Elbasanit.
Viktima është identifikuar si Ilir Biba 33 vjeç, banor i Elbasanit, që sipas policisë njihej nga qytetarët si përdorues droge, kryesisht të llojit heroinë.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur nga kalimtarë të rastit pranë Spitalit të Elbasanit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Viktimës, siç informojnë blutë e Elbasanit, i janë gjetur shiringa të injektuara në trup.
Nga hetimet e deritanishme, nuk është arritur të saktësohet shkaku që i mori jetën të riut por, sipas shumë mundësive ai mund të ketë vdekur nga një mbidozë lëndësh narkotike.
Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com