/ATSH-Miranda Sadiku /.-  Ndërsa ka më shumë se një vit që është ndaluar me ligj gjuetia në pyjet e vendit, Shoqatat e Gjuetarëve në Elbasan ka nisur të ushtrojë qitjen me pjatel për të mos humbur aftësinë e tyre si profesionistë në fushën e gjuetisë .
Ky lloj sporti tashmë  nuk do të jetë thjesht  një sport amator dhe  i organizuar në kushte vullnetare nga Shoqatat e Gjuetarëve, por do  kthehet në një sport profesionistësh  në vendin tonë.
Në Labinot Fushë të Elbasanit  këto ditë është organizuar e para veprimtari me rregulla të rrepta dhe  pothuajse të standarteve ndërkombëtare  të zhvillimit të garave të  qitjes me pjatel.
Organizatorët e   garave të qitjes me pjatel e cilësuan  këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm dhe  si një veprimtari promovuese në mënyrë që të rinjtë  ta frekuentojnë  qitjen me pjatel, e cila bëhet kryesisht nga gjuetarët që momentalisht nuk mund të ushtrojnë dot  sportin e gjuetisë.
Ndërkaq  shoqatat e gjuetarëve  kërkojnë rikthimin e gjuetisë  me premtimin se ata vetë do të bëjnë gjithçka për të rritur kujdesin  ndaj shpendëve e kafshëve të pyllit. Shoqatat e gjuetarëve  kërkojnë që nga të gjithë të respektohen rregullat e gjuetisë dhe të marrë fund abuzimi  në këtë drejtim. Gjuetarët  tregojnë se ata po kontribuojmë  maksimalisht  në shtimin e kafshëve dhe shpendëve në masivet pyjore të Shqipërisë duke hedhur rasat gjithnjë e  më shumë  kudo ku ka pyje