Elbasan, Gjykata lë në burg
policin dhe 5 të tjerë për trafik droge

ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 6 të dyshuarit si të përfshirë në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike.

Polici Zenel Nezha dhe 5 personat e tjerë, përkatësisht, Ferit Servcia, Juxhengs Kurani, Romeo dhe Ardian Serica banues në Elbasan dhe Altin Bektashi banues në Korçë u arrestuan dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit duke shpërndarë lëndë narkotike.

celulare te sekuestruara
(Në Foto: materialet sekuestruara 6 personave)
 
Të gjithë këta persona ishin në hetim nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë  Elbasan, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kanabis sativa.
 
Këta shtetas dyshohet se janë shpërndarës të lëndës narkotike heroinë. Pas një hetimit disa javor të Prokurorisë se Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e këtij qyteti, dy ditë me pare dy prej tyre u arrestuan ne flagrance, ndërsa 4 persona të tjerë u ndaluan me urdhër-ndalimi te Prokurorisë së Elbasanit.
 
Efektivi, Zenel Nezha është nën arrest pasi dyshohet se lëndën narkotike heroinë ua shiste të burgosurve që vuajnë dënimin në atë institucion.

6 të arrestuarve u janë sekuestruar ne cilesine e provës materiale:
150 gram lëndë narkotike e llojit Heroinë
100 gram lende narkotike e dyshuar si Heroine
50 doza lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa
13 cope celularë
1 mjeti tip Golf 4 me targa PE.0671 A në pronësi të policit Zenel Nezha.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)