Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushta një 27-vjeçar me inicialet A.D., banues në Elbasan duke i shkaktuar dëmtime fizike.
27-vjeçari ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Plagosje të rëndë me dashje”
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Klajdi Budami, 19 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushta shtetasin A.D., 27 vjeç banues në Elbasan duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Shtetasi A.D, ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com












