Mbrohet mjedisi dhe reduktohet trafiku, Bankers Petroleum transporton të gjithë naftën e prodhuar me tren! Në hekurudhë 3 lokomotiva, 33 vagonë, të sigurt me standardet e BE

Eksporti i naftës bruto të prodhuar në vendburimin Patos-Marinëz në Portin e Petroliferës, Vlorë, tashmë bëhet i gjithi nëpërmjet sistemit hekurudhor. Kompania Bankers Petroleum Albania konfirmon se e gjithë sasia e naftës bruto që shitet në tregun e eksportit, transportohet me tren, duke anashkaluar plotësisht transportin rrugor me kamionë. Linja e re hekurudhore Fier-Vlorë, një investim i kompanisë “Abrail”, ofron një shërbim transporti të sigurt dhe modern dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane.

"Vazhdojmë transportin me tren të naftës bruto pa pushim. Hekurudha është 24 orë në punë. Ngarkohen trenat nga pika e ngarkimit ku jemi aktualisht dhe shkojnë te Petrolifiera në Vlorë për eksport. Siguria, sidomos e transportit të naftës bruto është maksimale. I gjithë stafi është i certifikuar. E gjithë linja është e certifikuar. Të gjitha mjetet janë të certifikuara. Kemi pasur zero incidente në këto 3 vite që operojmë. Zgjerimi i aktivitetit është një nga prioritetet tona. Vetëm në Shqipëri transportohen mallra masive me kamion apo autobote. Në të gjithë botën transporti hekurudhor ka prioritet absolut. Dëshiroj të theksoj se ndërkohë që shoqëria Albrail është shoqëri koncensionare që ka lidhur kontratë 25 vjeçare me shtetin Shqiptar. Shoqëria jo vetëm se nuk merr asnjë të ardhur, por i gjithë investimi është bërë nga fondet e kompanisë, rehabilitimi i linjës, blerja e të gjitha mjeteve lëvizëse. Shoqëria paguan në buxhetin e shtetit një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj. Jemi në kushtet e një koncesioni të suksesshëm, që edhe shteti Shqiptar fiton një linjë që pas 25 vitesh kthehet në gjendje pune", tha drejtori i kompanisë “Abrail”, Dritan Spahiu.

Transporti përmes linjës së re hekurudhore ka reduktuar ndjeshëm trafikun rrugor në autostradën Fier-Vlore, i cili është shumë i rënduar gjatë stinës së verës. Sipas përllogaritjeve të kompanive, më parë transporti i naftës bruto nga qendra e Fierit tek Petrolifera bëhej përmes një numri total prej 12,000 kamionësh në vit, ndërsa sot ka zero lëvizje përmes tyre.

Përfaqësues të Bankers, thonë se qëllimi i kompanisë nuk ishte vetëm ulja e kostove të transportit të naftës, por mbi të gjitha reduktimi në minimum i ndotjes në mjedis dhe rritja e sigurisë gjatë këtij shërbimi. Është fakt se transporti hekurudhor nuk ka regjistruar asnjë incident dhe ofron një siguri më të lartë për çdo punonjës që punon në këtë aktivitet.

 "Doja të përmendja disa nga përfitimet që kemi nga transporti hekurudhor. Përveç trafikut që përmirësohet pasi autobotët nuk kalojnë më në rrugë. Kemi një tren që kalon në rrugën e tij, në hekurudhë. Është ulur trafiku në një numër shumë të ndjeshëm. Aktualisht kemi rreth 1 mijë trena në rrugë, ndërsa më parë kishim rreth 15 mijë autobotë në rrugë. Përfitimi kryesor është ulja e ndotjes në ambient nga trafiku. Kemi dhe një përfitim shtesë që është çmimi i transportit. Çmimi i transportit hekurudhor është më i ulët se ai rrugor. Këto janë disa nga përfitimet kryesore. Bashkëpunimi me Bankers Petrolium është shumë i mirë. Kemi pasur zero incidente gjatë këtij transporti. Ka pasur skepticizëm sepse industria hekurudhore lë për të dëshiruar në Shqipëri. Por ky ka qenë një investim për rehabilitimin e linjës Fier-Vlorë nga 3 kompani shumë të suksesshme Shqiptare. Jemi krenar që kemi bashkëpunim të mirë me Bankers, siç e thashë zero incidente. dhe puna vijon normalisht.  Ne e kemi modernizuar gjithë linjën Fier-Vlorë. Kemi 3 lokomotiva, 33 vagonë me të gjitha standardet e Bashkimit Evropian të kërkuara", tha Dritan Spahiu.

Bankers Petroleum Albania Ltd është prodhuesi më i madh në vend, duke dominuar mbi 90% të totalit të naftës shqiptare. Pjesa më e madhe e kësaj nafte bruto eksportohet në tregjet e huaja. Kompania ka qenë gjithmonë e fokusuar për të investuar në shërbime dhe teknologji që ulin kostot, ndotjen dhe përmirësojnë standardet.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë