Një pikë grumbullimi skrapi është grabitur në fshatin Katundi i Ri në Elbasan.
 
Sipas policisë persona të paidentifikuar  janë futur në ambientet e brendshme të pikës së grumbullimit të skrapit, ku kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.H, 47 vjeç dhe më pas i kanë marrë 210 mijë lekë.
 
47-vjeçari, banues në fshatin Bradashesh në Elbasan, ishte roje në këtë pikë grumbullimi.
 
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)