ELBASAN, 3 Tetor / ATSH-Miranda Sadiku- Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Elbasanit.
Burime nga policia deklarojnë se dy persona të maskuar kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe kanë kërcënuar me armë shitësen. Ata kanë thyer me çekiç xhamin ndarës mes shitësit dhe klientit dhe kanë marrë në sirtar shumën prej 3 milion lekë (të vjetra).
Policia ka sekuestruar kamerat e vëzhgimit të subjekteve që ndodheshin pranë këmbimit valutor dhe po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve./m.m/