ELBASAN-Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin gjatë natës. Tritoli ishte vendosur në dy vende të ndryshme në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Rinia” në lagjen "Aqif Pasha" në pronësi të V.P.
 
Vetëm një pjesë e eksploziv ka shpërthyer duke shkaktuar dëme te shumta materiale, ndërsa nuk ka të lënduar, pasi nuk kishte njerëz brenda në atë moment.
 
Pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gr lëndë plasëse tritol.
 
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa është marrë në pyetje pronari i lokalit për konflikte të mundshme që ka pasur kohët e fundit.

[gallery]23857[/gallery]
tritoli
Eksplozivi i pashperthyer qe u sekuestrua ne Elbasan

dy.b/shqiptarja.com