/ATSH- Miranda Sadiku/ - Në vijim të festave për Pavarësinë dhe Clirimin e vendit, edhe në qytetin e Elbasanit janë zhvilluar ceremonitë tradicionale me rastin e 29 Nëntorit, 70- vjetorit të Clirimit. Pushtetarë vendorë, deputetë të PS dhe LSI, veteranë e qytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Elbasanit.

Prefekti i qarkut, Arben Kamami, ngriti lart vlerat dhe kontributin që dhanë dëshmorët e Elbasanit, por edhe mbarë vendit, të cilët bënë të mundur që Shqipëria të ishte një vend i pavarur dhe i çliruar.

Ceremonitë me rastin e 70-vjetorit të Clirimit do të vijojnë me një koncert, i cili do të mbahet pasdite në teatrin "Skampa", nderkohe qe në kuadër të festave në ambientet e teatrit është çelur ekzpozita "70- vjetori i Clirimit".