ELBASAN - Një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në një banjo termale ditën e sotme. Sipas burimeve policore, viktima nuk është identifikuar për arsye se në momentin kur viktima është gjetur e vdekur nuk ka pasur asnjë dokumet identifikues me vete.

Ngjarja ka ndodhur në Llixhat e Treganit. Sipas policisë gruaja ende e paidentifikuar dyshohet të ketë vdekur mbrëmjen e djeshme. Një nga dëshmitarët, të cilët e ka parë viktimën, pohon se, “gruaja ishte futur me gjithe rroba në vaskën me ujë termal dhe mund të ketë humbur ndjenjat nga oksidimi i lartë i squfurit që ndodhet në vaskat e hapura”.
 
Sakaq, shqetësuese është fakti se me përjashtim të ndonjë rasti në të gjithë vaskat e tjera termale private të llixhave mungon një mjek, i cili duhet të kontrollojë çdo të sëmurë përpara se ky i fundit t’i drejtohet banjove kurative.Trupi i 50-vjeçares është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)