ELBASAN- Një 60 vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit tek sa qëndronte në lixhat termale të Treganit në Elbasan. Ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i vdekjes së 60 vjeçares, me iniciale E.I.
Ndërkohë që burri i të ndjerës 70-vjeçari, me iniciale J.I. është shoqëruar për në Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan.
Çifti i moshuar kishte prenotuar në një hotel pranë lixhave ku edhe do të qëndronin për rreth 10 ditë.
Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.
Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune .
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Vdekja e 60-vjeçares në llixha të Elbasanit, mjeku ligjor dhe pronari merren në pyetje
Pasditen e së mërkurës është shoqëruar në Polici mjeku dhe pronari i llixhave ku humbi jetën në orët e para të mëngjesit 60-vjeçarja me inicialet E.I.
Sipas deklaratave të mjekut ligjor, në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune, e kësisoj mendohet paraprakisht se ajo ka vdekur aksidentalisht.