ELBASAN- Dy vëllezër janë plagosur mesnatën e 5 qershorit nga një 51-vjeçar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pranë ambulancës qendrore të këtij qyteti.
Një person me thikë ka hyrë në lokal dhe ka goditur dy vëllezërit Altin Kaja, 35 vjeç, dhe Krenar Kaja, 43 vjeç. Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar autorin e ngjarjes, Ylli Koçiu, 51 vjeç.
Megjithatë ende nuk janë sqaruar shkaqet e ngjarjes që çuan në plagosjen e dy vëllezërve Kaja. Mësohet se aktualisht dy vëllezërit janë në kirurgjinë e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com