ELBASAN-Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur përplasi tre mjete të tjera. I arrestuari është Nuri Allkja 62 vjeç banues në Elbasan, ndërsa aksidenti ka ndodhur në Lagjen “5 Maji”.
/Shqiptarja.com
“Allkja është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur, pasi ka përplasur tre mjete të parkuara” deklaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
d.b/shqiptarja.com
Komento
Komente











