7 familje të një Pallati në Tiranë duhet të dalin nga banesat se prona do t'i kthehet pronarit, konfliktohen me policinë: Kemi 40 vite këtu, ku do të flemë sonte?

TIRANË- 7 familje që prej më shumë se 40 vitesh jetojnë në një pallat 3 katësh afër shkollës “Petro Nini” në Tiranë u kërkohet të lënë apartamentet. Forca të shumta policore shkuan këtë të premte zone me kerkesë të pronarëve për lirimin e ndërtesës.

Banorët njoftimin e kishin marr 3 javë më pare, por në ballkonet e ndërtesës ende ishin të ndera çarçafët e lara të familjarëve që nuk pranojnë të dalin. I gjithë konflikti lidhet me pronësinë e truallit. Që prej vitit 1980, banorët u futën në këtë godinë me një kontratë ku i paguanin shtetit një kuotë qiraje mujore , por në vitin 2013 del një Vkm në të cilën kërkohej lirimi i banesës pasi do t’i kthehej pronarit të saj. Kjo VKM u kundërshtua nga banorët dhe u pezullua përkohësisht.

“Këtu çdo gjë e bëjnë shpejt e shpejt për të humbur gjurmët e kësaj prone që kjo është një pronë italjane që kjo dihet se këtu nuk ka pronar. Babai im është vetë pronar shtëpie se ka ardhur 13 vjeç dhe sot është 83 vjeç. Atëherë ku është ky pronar me këto dokumenta.’’

“Shteti nuk na njeh si pronar se nuk kemi marr certifikatë pronësie se ka që në 2009 që banorët nuk mund ta bënin dot si prone të tyre se qenka filan pronari dhe kemi kaq kohë, gati mbi 20 vite që ’bredhim’ dyerve poshtë e përpjetë për të fituar pronën tonë.

“Populli shqiptar dhe e gjithë bota festoon festë, ne festojmë këtë festën këtu  me polici.”

“Jemi rrit te kjo shtëpi e të thotë tjetri dil përjashtë te rruga.”

“Asnjë nuk ka ardhur këtu. Ka ardhur njëri që pretendonte se ishte pronar më tha mu ana 5 milion dhe dil jashtë. për çfarë arsye më dha 5 milion mua ai? Blihet shtëpia me 5 milion?!

Unë do t’i  djeg, do I vë zjarrin  aty dhe do t’I djeg . Do digjem edhe vetë brenda se s’kam ku të shkoj.

Kam një vajzë që I ka vdekur burri , nuk I ka bërë 40-tat Akoma. Ku të shkoj? Ka tre fëmijë , ku të shkoj?”

Në mbështetje të tyre mbërriti Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi .

“Ky është fytyra  e regjimit të Edi Ramës që në prag të Krishlindjeve në vend që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë me ndihmë ekonomike I nxjerr me dhunë nga shtëpitë  e tyre , nga banesat e tyre në një akt tërësisht të paligjshëm e në mungesë të transparencës me një arrogance që iu e shikoni vetë.”

Bashkia e Tiranes ka njoftuar të gjithë banorët zyrtarisht, për të bërë aplikimin për bonus qiraje, ata nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij programi dhe kanë ndjekur rrugen ligjore në gjykatë për konfliktin e tyre mbi pronesinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Pallati në Tiranë do të shembet se prona do t'i kthehet pronarit, banorja: Më thanë urdhëro 5 mln lekë dhe dil! Po ku të fle unë?

 

Një pallat në zonën më të populluar të Tiranës, pranë shkollës Petro Nini Luarasi rrezikon shembjen pasi figuron si pronë shtetërore nga një Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013.

 Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre në media ku thonë se autoritetet i kanë kërkuar të largohen nga banesat pasi do i marrë pronari. Një banore u shpreh se më herët një person i cili ishte prezantuar si pronar i pallatit i kishte thënë se do i jepte një shifër prej 5 mln lekësh në këmbim që të lironte shtëpinë e saj. E moshuara u shpreh se jetojnë në atë godinë që prej vitit 1980 dhe se aktualisht u është komunikuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

‘Prej 3 javësh na kanë thënë që duhet të dilni nga shtëpitë. Kam që në 80 që jetoj këtu,. Kam një autorizim shteti. E kam çuar edhe në gjyq. Më kanë thënë që do shembet dhe do e marrë pronari thonë. Se kush është ne nuk e dimë. Pronarët nuk kanë ardhur asnjëherë të flasë me ne. Le ta marrë pronari po më jepni një shtëpi se unë nuk kam ku të rri. Ku të shkoj unë me 20 mijë lekë pension.

Ka ardhur një person që pretendonte se ishte pronar dhe më tha na merr 5 mln lekë dhe dil jashtë.

Unë nuk bindem nuk dal nga shtëpia, unë do i djeg se nuk kam ku të shkoj.”- tha banorja.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/12/2022 00:06

    Nga pamjet pallati duhet te ishte shpallur i pabanueshem me kohe,duket ne gjendje te mjere! Sa per banoret,te paguash qira per 40 vjet nuk te ben pronar,por keto 32 vjet mund t'a kishit blere nga pronari,ndoshta mund te kishte pranuar po te kishit ofruar nje shume qe nuk do t'a kundershtonte.

    Përgjigju
  • Karma: 23/12/2022 22:50

    Pse Ju vjen keq me e lirur banesen e ish pronarit, po kur sistemi juaj i nxori ish pronaret dhe i internoi, Ju erdhi mire juve. Te pangopur keni lindur dhe ashtu do vdisni, kerma

    Përgjigju
  • Shqipëria: 23/12/2022 16:25

    Zemra mal, marr kokoshkat e shoh tv, i votuat, mirë ua bëjnë. Një thes miell do ua sjelli lali pjerdhi dhe votojeni prap.

    Përgjigju
    • Ermal: 23/12/2022 20:10

      Sa per dijeni kete lloj kategorie qe jeton ne shtepite e ish pronareve se shpeton askush. Ligjin per te nxjerre keta e nxorri Sokol Olldashi ne 2012...Kot beni gam gam...Keta qe jane ne pushtet ne doni votoijini ne dac jo por kjo eshte e verteta...Biles ne 2012 u nxorren dhjetra familje pa bonus u nxorren ne rruge...tani marrin bonus dhe futen tek statusi i te pastreheve.

    • Tè morsha tè ligat: 23/12/2022 17:39

      Kur fshati digjet, kurva krihet, thotè njè fjalè e urtè. @Shqipèria,,e ka inatin se nuk ia votuan Sali Gèrdecin apo Ilir hajdutin? Le tè vjedhèn ata qè mè japin mua njè copè,,,mendon ai. Ka shumè vemje tè tilla ky vènd.!!!

  • Gazepi: 23/12/2022 15:03

    Mire jua bejne. Jepjani prap voten xhepistit te gjate.

    Përgjigju
    • Gazepi: 24/12/2022 14:53

      Une them qe berisha meta rama duhen futur ne burg dhe te kalben per sa kane bere por ju patronazhistat jeni kamveri me i madh i vendit. E doni xhepistin e gjate edhe pse ju pedhunon perdite. Kjo eshte diferenca o me morsh te ligat edhe ti ermal. Puç

    • Me morsh te ligat: 24/12/2022 07:57

      Ti do kesh patronazhist ose rilindas i konvwrtuar ne socjalist. Mos u shqeteso per llumin edvin se sta ngacmoj por mjere per ju se une punet e mia i kam ok. Shijoj perdite kur i hani koken njeri tjetrit dhe jo vetem. Te puth

    • Lomi: 23/12/2022 17:46

      Jo mo jo,,,xhepistit tè gjatè nuk do i japim votè mè. Do ia japim xhepistit tè Gazepit, atij qè nuk i del gjaku i fèmijève tè Gèrdecit nga poret e trupit. Ose Monikès sè Likes. Ajo gjuan me çizme, po nuk kapi diçka. @Gazepi. Ai gjarpni qè nuk mè ha mu,,,u boftè 100 vjeç a? Filozof je ti.

    • Shqipëria: 23/12/2022 16:26

      Jo mirë, shumë mirë. Ishallah sa më shumë.

  • Vjollca: 23/12/2022 14:57

    Ne vitin2013 me nje vkm dolen 3000 familje nga banesat me pronare pagun qera si gjithe shqiptaret etjere dhe dolen me duar ne xhepa shteti dha kredi pa interes kush kishte mundesi kush nuk kishte ne banese sociale tani prishet shtepia nga termeti te japin bonus sa te behet pallati iriTrajtohet populli me dy standarte

    Përgjigju
    • Adriatik: 23/12/2022 15:40

      O Vjollca o plehre , nuk po i nxjerrin per nder nga shtepia po per tua vjedhur dhe bere pallat , u shofsh ti me gjithe parti. E mban mend Saimir Tahirin, Pandin e Pirro Lutajn atehere ne opozite qe ziheshin me policine qe mos te nxirreshin jashte banoret nga “pronaret” me letra fallco, tani del ai derri Kelliçi “ mbron” qytetaret e shkrete . Mallkuar qofshin te GJITHE politikanet majatas e djathtas se nje turi kane , e shkretuan kete vend .

  • MASKARENJ: 23/12/2022 14:21

    Me ligj pronaret jane kto nese kane jetuar me shume se 20 vite ne ate prone. Kush na qenka ai pronar qe paska jetuar aty para 40 viteve ose me teper? Keto jane manovra per te marre pronen dhe per te ndertuar pallat. Shpresh here ato qe pretendojne se jane ish-pronare jane vetem disa vemje qe nuk kane as letra asgje dhe me korrupsion nga investitoret qe synojne te marrin terrenin per pallat nxjerri ne rruge njerez te cileve i takon prona. Jeni disa ndryresia te mallkuar!

    Përgjigju
  • Turi: 23/12/2022 13:59

    Shume mire qe prona e grabitur prej vitesh ti kthehet pronarit te ligjshem por edhe banoreve shteti si siguroje banesa pastaj ti nxjerre.

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/12/2022 13:26

    Ky nuk èshtè shtet. Èshtè njè karikaturè e tij. Me kèta, shkohet nè nevojtore mbase por ama kurrè nè europè. Janè kèta qè japin LEJE NDÈRTIMI pèr Tan Leprat e tyre, edhe nè kèneta biles dhe kur era e parè qè fryn, e "kris pallatin si qelq", paguan gjithè Shqipèria me taksat e tyre,,,HAJDUTÈRINÈ DHE GRYKÈSINÈ PERVERSE TÈ LEJEVE TALLAVA. Pèr rastin nè fjalè, cili Tan Lepèr ka marrè lejen e radhès pèr ndèrtim pallati aty? Banorèt qè jetojnè prej 40 viteve aty, u tregohet rruga. Shtet?? Jo mo jo,,,shteti èshtè ndryshe. Shteti ka detyrim kushtetues, MBROJTJEN E SHTETASVE SHQIPTARÈ,,dhe jo dhènien e tokès perversève pèr tè ngritur kotecèt e radhès. Kètu bèjnè tè fortin,,,nè Bathore japin dokumenta pronèsie pèr zaptues tokash. Pika qè su bie, o avoketèr Tan Leprash.!!!

    Përgjigju
  • Tironci: 23/12/2022 13:13

    Çoni Tik qukapikun qe ta hetoje kete pune se me siguri do i nxjerri pronaret kulake edhe te deklasuar.

    Përgjigju
  • Ilsalram: 23/12/2022 12:54

    Edhe e blerë nga Italianët dhe pronë shteti dhe pronar. Vetëm këtu ndodhin këto çudira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?