Elbasan, i dehur tentoi të vriste një 26-vjeçar me thikë, arrestohet autori! Në pranga dhe mjeku roje i spitalit, tentoi ta fshihte (VIDEO)

Elbasan- Një 26 vjeçar është tentuar të vritej me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është regjistruar në në lagjen "Haxhias" të këtij qyteti. Pak më pas policia arrestoi autorin e dyshuar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen "Haxhias", në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa në pranga ka rënë edhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim të detyrës.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata’ u arrestuan  A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan dhe mjeku roje I spitalit, K. D., 32 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore