ELBASAN - Një aksident me pasojë vdekjen e një 80- vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin nacional Elbasan - Librazhd. Burime nga Policia në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot, ku 80- vjeçari Dylah Bufi në tentativë për të kaluar nga njëra anë në tjetrën i ka prerë rrugën automjetit me targë AA 276 GI, ku edhe si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë kalimi i gabuar i 80- vjeçarit, si dhe mungesa e sinjalistikës dhe errësira në këtë aks, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë mundësi të devijonte gjatë drejtimit të mjetit. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit Spartak Bajrami është shoqëruar në Polici, ku është marrë në pyëetje, nga ku edhe ka rezultuar se gjatë drejtimit të mjetit nuk kishte konsumuar alkool./ATSH/
/Shqiptarja.com