ELBASAN-Një 28-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ka kanosur me armë një 29-vjeçar.
 
Sh.B, 28 vjeç banues në Elbasan në Lagjen "Skëndërbej", ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin B.D, 29 vjeç banues në Elbasan.
 
Në vendngjarje grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja kalibër 7.65 mm.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Kanosja" parashikuar nga nenet 278/2 dhe 84 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com