ELBASAN - Dy pacientë të spitalit psikiatrik të Elbasanit janë përleshur me njëri- tjetrin duke çuar vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë e shënuar dy ditë më parë u bë publike sot në mëngjes.
Sipas policisë së këtij qyteti, të dielën e 14 tetorit, Arjan Laksa, 40 vjeç është përleshur fizikisht, me 25 vjeçarin M.G. 40 vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai vdiq pasditen e djeshme në spital. Dyshohet se Laskës i është përplasur koka për dysheme. Pasi i është dhënë ndihma e parë ai është nisur drejt spitalit ushtarak në Tiranë por ndërroi jetë gjatë rrugës. Policia nis hetimet e ngjarjes
SPITALI PEZULLON MJEKUN, 2 INFERMIERE DHE NJE KUJDESTAR
Ngjarja konfirmohet edhe nga drejtori i spitalit psikiatrik Kamber Balla i cili gjithsesi thotë se nuk është njohur ende me rezultatet e autopsisë.
“Kanë dalë rezultate e autopsisë, por un personalisht ende nuk jam njohur me to për ta përcaktuar se kush është shkaku i saktë i vdekjes tij. Kam organizuar një mbledhje me personelin e spitalit dhe u kam kërkuar shpjegime për rastin në fjalë, ndërkohë që kam pezulluar edhe4 prej punonjësve, 2 infermierë, mjekun dhe kujdestarin e turnit”, -u shpreh Balla, informon korrepondenti i Tv A1 Report Andi Qosja.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com