ELBASAN - Rreth 300 persona me aftësi të kufizuara dhe 130 invalidë pune , në komunën e Shirgjanit kanë 3 muaj pa marrë ndihmën ekonomike. Komuna nga ana e saj ka bërë kërkesë për fonde në instuticionet përkatëse por ende nuk ka zgjidhje. Punonjësja e ndihmës ekonomike në komunën Shirgjan, Drita Çerri sqaron se përgjigja e vetme që ka marrë është se fondet do të vijnë.

47 Vjecari Vullnet Kajo, banor i komunës thotë se e ka të vështirë të përballojë jetesën në këtë situatë.

“U bënë tre muaj që s’i marrim paratë e invaliditetit, ky është një problem shumë i madh. Unë do ta quaja një genocid, që i bëhet grupit të invailiditetit. Vetëm me ndihmën e të afrëmve asnjë zgjidhje tjetër nuk kemi. Kemi shkuar në zyrat e komunave, por nuk na i ka dhënë shteti, vetëm kaq mund të them. Shteti nuk na i ka dhënë.”

Banorët mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga përfaqësuesit e pushtetit lokal.

(ad.ti/shqiptarja.com)