Elbasan, iu gjetën euro të
falsifikuara, pranga 36-vjeçarit

Elbasan, iu gjetën euro të<br />falsifikuara, pranga 36-vjeçarit<br>
Arrestohet në flagrancë  një 36-vjeçar  pasi iu sekuestruan gjatë kontrollit në makinën e tij një shumë prej 2800 eurove, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Në pranga të policisë, Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh, arrestimi i tij është bërë në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota”.

Në lidhje me këtë rast janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilë dyshohen se kanë lidhje me falsifikimin e kartmonedhave. Të proceduarit janë B.H, 49 vjeç dhe K.V, 66 vjeç të dy banues në Kuçovë.

Njoftimi i plotë i policisë në lidhje më këtë rast:

Goditet një tjetër rast i falsifikimit të monedhave

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe proçedohen penalisht dy të tjerë

Policia e Elbasanit, gjatë kontrollit të automjetit i gjen dhe i sekuestron 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh.

Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 13.10.2017, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë.Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Elbasan, policia sekuestron 2800 euro false, në pranga 1 person

(Eurot e falsifikuara të cilat u sekuestruan në qytetin e Elbasanit)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën