ELBASAN – Dy persona N.S., 37 vjeçe dhe V.S., 57 vjeç, kanë kallëzuar në polici se ju kanë vjedhur llogaritë në rrjetet sociale dhe po iu keqpërdoren.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike po vijojnë hetimet për gjetjen e autorëve
“Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente










Dhe çfarë dreqin do bëjnë specialistët tanë të kibernetikes, nëse nuk kanë akses nga Meta (FB, Insta) ose Tiktok, që ti japin info mbi IP se nga kanë aksesuar
Përgjigju