ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 shtetas, ndërsa po heton në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi akuzohen se përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit kanë kaluar në pikën kuftiare Kapshticë mallë kontrabandë për të përfituar të ardhura në rrugë të paligjshme.
Sipas Burimeve nga Policia e Elbasanit, më konkretisht, sektorit Kundër krimit Ekonomik, mësohet se është bërë i mundur arrestimi i dy personave.
Është arrestuar në flagrancë tregtari Pëllumb Murati 49 vjeç me banim në Elbasan si edhe Bashkim Prençi me banim në Tiranë me detyrë inspektor i antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pasi akuzohet për veprën penale " ushtrimi ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike".
Pamje te aseteve te sekuestruara ne Elbasan gjate arrestimit te doganierit dhe tregtarit
Arrestimi i tyre sqarojnë burimet, u bë pasi mbasditen e të martës Pëllumb Murati ka kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës duke transportuar me kamionin e tij, tip Benc, me targë EL 3814C një sasi konfeksionesh ndër to, 1000 xhupa, 1000 pantallona xhins, 1000 pulovrasi edhe 39 goma, pa paguar tarifën doganore të rregullt, pra duke i kaluar kontrabandë nga Greqia për në territorin shqiptar.
Nga hetimi i pandërprerë i kësaj ngjarjeje dyshohet se tregëtari ka paguar 140.000 lekë të reja punonjësit të kotrabandës shtetasit Bashkim Prenci, nga i cili ka marrë leje për të vijuar më tej rrugëtimin e tij..

Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy doganierëve më Doganën e Kapshticës shtetasve, Hodo Cane me detyrë përgjegjës turni në doganë si edhe Basfi Toska me detyrë doganierë, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre për kontrollin e mjetit të tregëtarit. Pasi këto shtetas sipas rregullores dhe ligjeve në fuqi duhet të vërtetonin përputhshmërinë e letrave të tregtarit dhe mallrave të ngarkuara në kamjon, gjë që sipas hetimeve nuk ka ndodhur.
Policia ka sekuestruar mallrat kontrabandë ndërsa mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme./ATSH/
/Shqiptarja.com