ELBASAN – Dy 22-vjeçarë u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi tregtonin lëndën narkotike kanabis në doza të vogla. Blutë e Elbasanit vunë në pranga Mariglen Xhufkën dhe Andrea Çapjan pasi në makinën me të cilën ata udhëtonin u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Dëshiran- Grekan pas informacioneve të marra në rrugë operative, duke finalizuar kështu Operacionin e Koduar “GURASI”.
Veç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe automjetin me targa COC 0384.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com