Rreth 284 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe rreth 150 gr fara të dyshuara kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Elbasanit pasditen e kësaj të premteje.

Policia  bën me dije se është arrestuar  27-vjeçari Arbër Hadroj banues në fshatin Vllazrim në Shijak.

Arrestimi i tij u bë i në rrugën ‘Thoma Kalefi’ në Elbasan, ku u konstatua se i riu kishte me vete lëndën narkotike.

Lënda narkotike dhe farat e bimës narkotike “Cannabis Sativa”, u sekuestruan në cilësinë e provës material ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com