ELBASAN- Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të: Gentian Dallani, 33 vjeç, si dhe Erald Palloshi, 33 vjeç, të dy banues në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMV", në pronësi të G.D., në lagjen " 18 Gusht", Gramsh, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i plotë i policisë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Specialistet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  Gentian Dallani, 33 vjeç, si dhe Erald Palloshi, 33 vjeç, të dy banues në Gramsh. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMV" e shtetasit G.D., në lagjen " 18 Gusht", Gramsh, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",të parashikuar nga neni 283, të Kodit Penal.

( Lënda narkotike, e llojit heroinë, e gjetur në makinën e dy të rinjve )