Me vendim të këshillit bashkiak te Elbasanit i është dhënë titulli "Qytetar Nderi", Kryetarit të Kontrollit të Lartë të shtetit turk, Recai Akyel.
Në sallën e teatrit "Skampa" është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit profresorit Recai Akyel, vlerësim që iu dha nga kreu i bashkisë, Qazim Sejdini.
Kryetarja e këshillit bashkiak, Tahiraj, në fjalën e saj, pasi prezantoi karrierën e gjatë të punës së kreut të KLSH -së yurke, tha ndër të tjera se "ky çmim jepet edhe si inisiativë e kreut të KLSH -së së Shqipërisë, Bujar Leskaj. Akyel u nderua me motivacionin "Për kontribut në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e modernizimin e KLSH - së në Shqipëri".
"Ne shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen dhe ndihmën që profesori ka dhënë për institucionin e KLSH, por edhe për kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve profesionale audituese në sektorin publik", tha ndë rtë tjera në prezantimin e saj Tahiraj.
Në fjalën e tij, profesori Akyel ka falënderuar këshillin bashkiak dhe kreun e saj për këtë vlerësim, si dhe vlerësoi kulturen e qytetit të Elbasanit, ndërsa tha se "në vitin 2013 Presidenti më nderoi me Medaljen e Mirënjohjes dhe rektori i Universitetit Politeknik më nderoi me titullin Honoris Kauza. Edhe ky titull që mora sot në Elbasan më gëzoi jashtë mase. Shpresoj të ndajmë të njëjtat linja, pasi Shqipëria dhe Turqia janë dy popuj vëllezër, për Shqipërinë kemi respekt dhe dashuri, mirëqenia dhe lumturia e Shqipërisë është mirëqenie e përbashkët dhe për popullin turk dhe në saj të këtyre ndajenjave bashkëpunojmë si institucione me njëri tjetrin", tha Akyel.
Duke vlerësua kreun e KLSH - së Bujar Leskaj, Akyel shtoi se " mes dy institucioneve ka një marrëdhënie intensive dhe i kam premtuar të gjithë audituesve të KLSH - së se do të vijnë në Turqi për trajnim dhe jemi të gatshëm për t'i ndihmuar, sepse në të vërtetë institucionet tona të auditimit kanë shumë rëndësi. Nëse ky institucion e kryen punën sic duhet i japin vlerë pozitive shoqërisë në përgjithësi, sepse japin ndikim pozitiv në kryerjen e punës së mirë të zyrtarëve të shtetit. Në këtë mjedis ndjehem krenat dhe i falënderoj shumë të gjithë institucionet shqiptare që na kanë mbështetur. Jam i gatshëm për cdo bashkëpunim në qytetin e Elbasanit në të ardhmen dhe shpresoj se do të vi sërisht në këtë qytet", tha Akyel./atsh/
/Shqiptarja.com