ELBASAN, 17 Janar/ ATSH-Miranda Sadiku-  "Nderi i Qarku Elbasan" është titulli me të cilin është vlerësuar Myftinia Elbasan nga Këshilli i Qarkut Elbasan.
Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Qarkut , një prej pikave të rendit të ditës, ishte dhe miratimi i kërkesës për dhënien e titullit "Nderi i Qarkut Elbasan", Myftinisë së Elbasanit. Kryetari i Këshillit të Qarkut Eugen Isaj lexoi vendimin ku theksoi se "me kërkesë të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Elbasan, ky institucion, vendosi ti japë titullin "Nderi i Qarkut Elbasan", Myftinisë Elbasan, me motivacionin "Për aktivitetin social dhe human, për kontributin  e madh dhënë në ndihmë të komunitetit, në të gjithë qarkun e Elbasanit" u shpreh Eugen Isaj. Pas leximit të këtij vendimi, të gjithë këshilltarët unanimisht kanë votuar këtë vendim, duke i akorduar Myftinisë Elbasan këtë titull mirënjohje.
Ky titull, vjen pas një pune të vazhdueshme të bërë cdo ditë nga Myftinia Elbasan, në ndihmë të komunitetit dhe shtresave në nevojë. Myftinia Elbasan për disa vite rresht, ka dhënë një ndihmesë të madhe në ndërtimin e qëndrave shëndetësore, shkollave, qendrave sociale, dhënien e ndihmës financiare dhe materjale për më shumë se 400 fëmijë në nevojë, dhe organizimin e shumë aktiviteve bamirse në Qarkun  e Elbasanit.
Kështu, Myftinia Elbasan ka ndërtuar mbi 8 Qendra Shëndetësore në të gjithë qarkun, duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre banorëve, të cilët deri para se të ndërtoheshin këto qendra nuk kishin mundësi të afërta trajtimi mjkësor. Gjithashtu, kjo Myftini ka ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 5 shkolla në të gjithë qarkun, duke u ardhur në ndihmë nxënësve në nevojë në zona të ndryshme. Janë hapur reth 150 puse uji të pijshëm si dhe për të ndihmuar bujqësinë në zona të ndryshme.
Në të gjithë qarkun Myftinia Elbasan, trajton me ndihmë Ekonomike rreth 400 fëmijë jetimë. Janë ndërtuar gjithashtu nga kjo Myftini 5 shtëpi për jetimët dhe njerëzit në nevojë si dhe janë rikonstruktuar 10 të tjera. Duke marë parasysh këtë aktivitet në dobi të komunitetit, Këshilli i Qarkut vendosi ti akorodojë titullin më të lart, që jepet nga një institucion vendor, Myftinisë Elbasan./a.g/